Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Dënimi i Serbisë për gjenocid i hapë rrugë paqes së qëndrueshme në Evropën Jug-lindore

Angazhimi i BE-së dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për t’i bërë bashkë liderët e Evropës Juglindore, sidomos të Ilirikut, për gjetjen e rrugëve dhe mënyrave për të ndërtuar një paqe të përhershme, siguri të plotë dhe zhvillim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe Ilirikun Perëndimor do të kishte një rëndësi të madhe për çdo shtet e qytetar të kësaj pjese të Evropës.

Në ketë shkrim do të përqendrohem në një temë konkrete që është shndërruar në pengesë të pakapërcyeshme në procesin e ndërtimit të paqes së mirëfilltënë këtë pjese të kontinentit tonë. Bëhet fjalë për mohimin e gjenocidit. Kjo çështje do të duhej të kishte një vëmendje të shtuar nga të gjitha vendet e kontinentit të vjetër e sidomos nga vendet e demokracisë euroatlantike.

Ata që kanë ndjekur zhvillimet politike gjatë shpërbërjes së ish-Federatës së Jugosllavisë në dy dekadat e fundit të shekullit XX e dinë fare mirë se në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë është kryer gjenocid. Përderisa në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë përgjegjësia e shtetit të Serbisë ishte e maskuar në atë mënyrë që fajtorët të kërkohen në strukturat e serbëve lokalë, në luftën e Kosovës gjërat janë shumë të qarta: Serbia si shtet përpiloi projektin e gjenocidit dhe e vuri në zbatim gjatë periudhës 1998-1999 përmes policisë dhe ushtrisë së saj. Përgjatë krimit të gjenocidit të kryer në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare dhe rreth 10 mijë civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave, me qëllim që të shkatërrohen tërësisht ose pjesërisht shqiptarët e Kosovës si tërësi kompakte kombëtare, etnike apo fetare e ndryshme nga serbët.

Shteti serb edhe 20 vjet pas luftës jo vetëm që nuk i ka ballafaquar me drejtësinë përgjegjësit e gjenocidit kundër shqiptarëve, nuk kanë treguar asnjë shenjë pendimi, përkundrazi, shtetit serb po vazhdon të mbajë të fshehura kufomat e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të cilët pas vrasjeve ishin zhvarrosur dhe transferuar në Serbi me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe fakteve të gjenocidit.

Vetëm ata që kanë përjetuar situata të ngjashme, ku me dhjetëra mijëra familje nuk kanë mundur ta përfundojnë zinë për anëtarët e vrarë të familjes, e dinë se sa e vështirë është të ndërtohet paqja në këtë kontekst shoqëror. Kur flasim për pasojat e luftës nuk duhet të harrohet se prapa kategorisë “të zhdukur gjatë luftës në Kosovë” janë dhjetëra mijëra varre të hapura në shpirtin e të afërmve të atyre viktimave që u zhdukën në funksion të realizimit të gjenocidit kundër shqiptarëve.

Që të mund të përfundojë procesi i zisë, këto familje dhe shoqëria që ka përjetuar këtë krim të shëmtuar kanë nevojë të ndriçohet në tërësi fati i të gjitha viktimave.

Përveç sa u tha, Serbia gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit në Kosovë ka bërë dhunë seksuale ndaj mbi 20 mijë femrave shqiptare, me qëllim të cenimittë rëndë të integritetit fizik, moral dhe mendor të femrës shqiptare. Asnjë kriminel serb nuk është dënuar për ushtrimin e kësaj forme të gjenocidit. Shqetësues në këtë rast është fakti se asnjë mekanizëm euroatlantik e ndërkombëtar nuk ka bërë presion të duhur mbi politikën serbe post millosheviqiane.

Serbia jo vetëm që nuk e ka pranuar përgjegjësinë, por në vazhdimësi ka zbatuar mohimin e gjenocidit në Kosovë si strategjinë e shkatërrimit të së vërtetës dhe kujtesës për gjenocidin. Kjo mënyrë e sjelljes e thellon hendekun mes dy vendeve, sepse pamundëson mbylljen e kapitullit të luftës. Por, përkundrazi, politika serbe e ka thelluar agresivitetin ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Madje edhe sot, 20 vjet pas krimeve të gjenocidit gjatë luftës, eksponentë të lartë shtetëror serbë e rusë kërcënojnë me luftëra të reja.

Më 16 maj 2019 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë. Emërtimi i gjërave me emrin e tyre përbën një akt thellësisht njerëzor, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e gjenocidit dhe nderon kujtimin e viktimave të gjenocidit. Nuk ka asnjë dyshim, ky veprim i Kosovës ka qenë i vonuar. Heshtja e Kosovës për gjenocidin që Serbia e ka ushtruar mbi shqiptarët, në vend që të kuptohet si vullnet i mirë e në shërbim të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, ajo është detyruar ta bëjë një Gjykatë Speciale për përndjekje një etnike dhe i ngarkohet faji për dështimin e dialogut!

Në interes të mbylljes së kësaj plage të madhe dhe hapjes së perspektivës së ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Evropën Juglindore është e udhës që SHBA-ja e BE-ja, t’iu drejtohen krerëve të institucioneve të Serbisë me kërkesën imediate që ky shtet të ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimit të gjenocidit. Dhe pa kushte t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Gjithashtu, të kërkohet që Serbia ta pranojë këtë faj të rëndë dhe të bëhet prijëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duke e njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik, duke ia lehtësuar pranimin e saj nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kjo është rruga për një paqe të qëndrueshme në Ilirik dhe Evropën Juglindore. Popujve të këtij rajoni dhe popujve në përgjithësi iu duhet paqja, siguria me zhvillim të qëndrueshëm për punësim e mirëqenie!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …