15 vite më parë ra në krye të detyrës Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

15 vite më parë ra në krye të detyrës Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.  Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim të vendosjes së rendit institucional në këto pika kufitare. Ata u përballen me rezistencë të armatosur nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin:

“Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Emri i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si një polic që dha jetën në shërbim të vendit dhe u bë pjesë e historisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku i përgjigjet LV-së: “Kushtetuta nuk mund të lexohet ndryshe varësisht se kujt i konvenon”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës …