16 të vdekur dhe 2.098 raste të reja janë shënuar sot me virusin korona, ndërsa janë shëruar 1.614 qytetarë

16 të vdekur dhe 2.098 raste të reja janë konfirmuar sot, ndërsa janë shëruar 1.614 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …