Brickos

Në shënim të 30 gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë do të organizohen disa aktivitete

Në shënim të 30 gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë do të organizohen disa aktivitete

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, organizojnë shënimin e 30 gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. Aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, të përgatitura nga Këshilli Organizativ, sipas agjendës:
– Marshi Përkujtimor fillon nga ora 09:30, më 30 gusht 2021, nga Sheshi Zahir Pajaziti, për të arritur në ora 10:00 te ‘Lapidari dedikuar personave të zhdukur’ (pranë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës).

– Vendosja e luleve te ‘Lapidari për Persona të Zhdukur’ fillon në orën 10:00, më 30 gusht 2021.

– Vizita dhe homazhe në ‘Lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit’ afër Pikë Kalimit Kufitar në Merdar fillon nga ora 12:00 , më 30 gusht 2021.

Po ashtu, gjatë datës 29 gusht 2021 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur do të organizojnë aktivitete sensibilizuese në komunat përkatëse për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero …