leoni

Marrëveshja e OHRIT

16 vite nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike

Sot janë bërë 16 vite nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit. Kjo marrëveshje u bë me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001. Marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin në Hagë: Dëshmia e parë në mbrojtje të Hashim Thaçit hedh dritë mbi Rambujenë dhe rolin e UÇK-së

OVL-UÇK: Faleminderit James Rubin, zëri juaj është dëshmi e së vërtetës dhe e aleancës sonë historike me SHBA-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mirënjohjen e saj …