Ushtarët e UÇK-së

17 vjet nga dorëzimi pa kushte i UÇK-së

17 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999 ishte nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje për Demilitarizimin e UÇK-së. Në këtë marrëveshje ishin paraparë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, të uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici, administratë publike dhe në institucionet që priteshin të ngriteshin. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të Amerikës, duke marrë për bazë Marrëveshjen e Rambujesë, e cila nuk parashihte pavarësinë e Kosovës, por një autonomi substanciale. Me këtë marrëveshje ishte paraparë që pas një periudhë prej 90-të ditëve, pasi të ishte kryer demilitarizimi i plotë i UÇK-së, në shtator të po atij viti, ishte  nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.  Nënshkrues të kësaj marrëveshje kanë qenë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së. Marrëveshja  është pranuar dhe është nënshkruar edhe nga gjeneral-kolonel, Mike Jackson, komandant i KFOR-it, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …