18 vëzhgues ndërkombëtar kanë ardhur në vendin tonë dhe janë duke mbikëqyrë fushatën zgjedhore

Tetëmbëdhjetë vëzhgues nga shtete t]ë ndryshme të Bashkimit Evropian kanë ardhur në vendin tonë dhe janë duke mbikëqyrë fushatën zgjedhore. Vëzhguesit e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian kanë arritur në Prishtinë dhe prej aty janë nisur nëpër vende të  ndryshme. Duke folur për rolin e këtij misioni, shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau theksoi se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi. Ajo shtoi më tutje se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhgues ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …