18 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

18 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit të vitit 2001 u arrit pasi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin avansuar në terren dhe po bëheshin gati të hynin në Shkup. Me qëllim për të mos lejuar ndarjen e këtij Shteti, faktori ndërkombëtar i bëri presion kreut politik të luftës, i cili  edhe nën ndikimin e politikës pacifiste të Tiranës e të Prishtinës, pranoi të nënshkruajë një marrëveshje, e cila i dha fund luftës, por shqiptarët nuk fituan asgjë më shumë se një autonomi kulturore dhe pak më shumë të drejta demokratike. Maqedonia e Veriut mbeti shtet unitar  i sllavomaqedonëve.

Marrëveshja e Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit ende nuk është realizuar në shumë segmente.

Shqiptarëve, që përbëjnë rreth 40% të popullsisë, tani iu garantohet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, si dhe e simboleve kombëtare krahas gjuhës dhe simboleve shtetërore maqedonase. Parimet bazë të kësaj Marrëveshjeje janë. 1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike 2. Garantimi i sovraniteti dhe integritetit territorial të Maqedonisë. 3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase 4. Ndërtim i shtetit demokratik 5. Zhvillimi i pushtetit vendor.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …