Sot në Kaçanik shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit dhe rënia heroike e komandantit, Agim Bajrami

19 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së Agim Bajramit dhe bashkëluftëtarëve të tij Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca

Sot  me aktivitete tematike e përkujtimore, shënohet  19- vjetori i rënies heroike të Komandantit, Agim Bajrami dhe  bashkëluftëtarëve: Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca. 10 gushti shënon edhe ditën e  Dëshmorëve të Brigadës. 162 “Agim Bajrami”,  në Kaçanik. Në orën 10:00 fillojnë vizitat te Monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca në fshatin Gabrricë. Në orën 10:45 u bënë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të Dëshmorëve, dhe homazhe te shtatoret e komandantëve: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi si dhe te pllakat e veprimtarëve të çështjes kombëtare” Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka. Në orën  11:30,  ka fillura Akademia përkujtimore, për dëshmorët e Brigadës 162, Agim Bajrami. Akademia   po mbahet në  Pallatin e  Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

19 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së Agim Bajramit dhe bashkëluftëtarëve të tij Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …