Tri opinione institucionale u përgatitën përpara se projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohej në Kuvend. Ato trajtojnë aspektin juridik, ndikimin buxhetor dhe përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ministria e Drejtësisë vlerësoi se, për shkak të natyrës kushtetuese dhe ndërkombëtare të çështjes, projektligji kërkon shqyrtim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend. Opinioni nuk paraqet një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë, por kërkon vlerësim më të thelluar parlamentar. Departamenti i buxhetit në Ministrinë e Financave ngriti çështjen e kostove që mund t’u shtohen institucioneve të drejtësisë në Kosovë nëse ligji zbatohet. Sipas dokumentit, shpenzimet e reja duhet të përfshihen në planifikimet e rregullta buxhetore. Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit e trajtoi projektligjin në raport me të drejtën e BE-së dhe garancitë për gjykim të drejtë, paanshmëri dhe sundim të ligjit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
