Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji. Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e misionit të NATO-s për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Ai gjithashtu ka falënderuar Shqipërinë për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in. Takimi u zhvillua para transferimit të planifikuar të autoritetit, më 14 tetor. KFOR-i vazhdon të veprojë në bazë të mandatit që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Misioni deklaron se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili brenda përgjegjësive përkatëse.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
