Sot mbushen 22 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

19 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot u mbushen 19 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së. Në këtë marrëveshje ishin përfshirë fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës sipas shembullit të Gardës Kombëtare të Amerikës  duke u bazuar në Marrëveshjen e Rambujesë. E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve, pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator të atij viti është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore. Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin: Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Mike Jackson, komandant i KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, …