Brickos

Limaj: Sot në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë strategun e shquar nga celulat e para të UÇK-së, gjeneralin Ilir Konushevci

Fatmir Limaj: Vendimi i Ramush Haradinajt lidhur me rritjen e pagave ka qenë i ligjshëm

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Ramush Haradinajt lidhur me rritjen e pagave ka qenë i ligjshëm. Nëse do të ishte paga më e lartë në Kosovë 2900 euro do të thosha se është e lartë, por kur shohim drejtues të agjencive me 4 mijë e 5 mijë euro pagë, do të duhej të uleshin ekspertët dhe të shikonin gjendjen. Sa agjenci janë në Kosovë. Është vendim që e ka marrë qeveria e Kosovës, është vendim legjitim. Nuk mund të kontestoni vendimin e qeverisë nëse nuk e sheh ligji ndryshe”, ka thënë Limaj. Te shërbyesit civilë është një rregull për paga. Nuk ka ligj për parlament, nuk ka për presidencën, nuk ka për kryetarin e Kuvendit. Duhet sa më shpejt  ta rregullojmë ligjin e pagave, Ligjin për qeverinë sepse është diskutuar edhe numri i madh i ministrave e zëvendësministrave, ka thënë veç të tjerash, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …