Brickos

20 vjet më parë, Konferenca e pasuksesshme e Rambujesë, solli bombardimin e Serbisë nga NATO-ja

20 vjet më parë, Konferenca e pasuksesshme e Rambujesë, solli bombardimin e Serbisë nga NATO-ja

Para 20 vjetëve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë, e cila kishte për qëllim t’i jepej fund luftës në Kosovë dhe gjetjen e një zgjidhje për paqe afatgjate. Ajo zgjati deri më 23 shkurt, ndërsa iniciues e saj ishte Grupi i Kontaktit, ndërmjetës ishin Christopher Hill nga Amerika Boris Majorski nga Rusia dhe Wolfang Petrich përfaqësues i shteteve të BE-së.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb , sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos t’u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedimeve që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni i Kosovës, në krye të së cilit ishte krahu politik i luftës së UÇK-së dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë. Më 22 mars 1999 ishte bërë përpjekje e fundit  e të dërguarit special të SHBA-ve , Richard Holbrooke, për ta bindur Serbinë ta nënshkruante marrëveshjen por kishte rezultuar e pasuksesshme. Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan  bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. Më pas KS i OKB-së  miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati i UNMIK-ut, në Kosovës si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …