Krimet Serbe ne Kosove

20 vjet pas luftës autoriteteve gjyqësore në Kosovë u bie në mend se mund t’i dënojnë në mungesë kriminelët serbë

Shumë kriminelë nga Serbia, të cilët organet e ndjekjes penale në Kosovë i shohin si përgjegjës për krime lufte gjatë periudhës 1998-99, mund të gjykohen në mungesë nën dyshimet për krime lufte në Kosovë, thonë autoritetet në Prishtinë. Gjykimet për rastet e krimeve të dyshuara të luftës, janë kthyer në një top-prioritet për institucionet e Kosovës, tani 20 vjet pas përfundimit të konfliktit, i cili si pasojë la më shumë se 13 mijë viktima në njerëz dhe shumë krime tjera të pandriçuara. Personat që autoritetet në Kosovë i shohin përgjegjës për këto krime, sipas organeve të rendit, kryesisht jetojnë në Serbi, por edhe në ndonjë vend tjetër të rajonit. Sjellja e tyre para drejtësisë në Kosovë, konsiderohet gati e pamundshme, pasi që Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, andaj rrjedhimisht edhe nuk mund të ketë një marrëveshje ekstradimi. Ministria e Drejtësisë ka proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku është paraparë edhe dispozita për gjykimin dhe dënimin në mungesë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mendon se gjykimi edhe në mungesë i këtyre personave e ka domethënien dhe kuptimin e vet dhe sapo pak shpaguan edhe borxhin ndaj viktimave.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …