Yearly Archives: 2015

Në Kastriot u bë përurimi i ndërtimit të linjës 400 kilovoltëshe Kosovë-Shqipëri

Pranë termoeltranës Kosova B në Kastriot u bë përurimi i projektit “ Rregullimi sekondar, Frekuencë-Fuqi, Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonjetive 400 Kv deri në kufirin me Shqipërinë. Ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe është projekt i një rëndësie të jashtëzakonshme në fushën energjetike në mes të dyja vendeve. …

Më shumë...

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës filluan gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive

Në fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive. Vendodhja është përcaktuar në bazë të dëshmisë së një qytetari i cila ka deklaruar se pranë varrezave të këtij fshati janë varrosur disa persona të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Gjatë …

Më shumë...

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar lartë miliarderin amerikan Donald Trump

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar miliarderin amerikan Donald Trump, si lider në garën amerikane presidenciale dhe ka thënë se mirëpret thirrjen e biznesmenit amerikan për marrëdhënie më të ngushta amerikano – ruse. “Ai është një person që shquhet – është i talentuar, pa asnjë dyshim”, ka thënë …

Më shumë...

Vetëvendosja ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë. Ato kanë të bëjnë me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj partie, kur arrestoi ish liderin e saj e deputetin Albin Kurti, i cili ishte ani pse kishte urdhërarrest, ishte paraqitur në Manifestimin e opozitës kundër …

Më shumë...

Opozita sot proteston në Pejë

Tri partitë e opozitës së bashkuar: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe …

Më shumë...

Burgu i përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, revolton familjarët e të dënuarve

Vendimi i Gjykatës së Apelit, në Shkup, që konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm, ka shkaktuar revoltë të madhe te familjarët e të dënuarve. Bedri Hajdari, i cili ka në burg vëllain dhe dy nipa, nuk përjashton as hakmarrjen, nëse nuk zbardhet e …

Më shumë...

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar deputetit Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar  deputetit të AAK-së,  Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj, ndërsa për deputetët tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme ka caktuar masën e paraqitjes në polici dy herë në javë gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme. Glauk Konjufca tha se ky vendim …

Më shumë...

Bujupi: Vasaliteti i politikanëve të korruptuar nuk sjellë asgjë të mirë për vendin

Pas konstatimit të Këshillit të BE-së se Kosova në implementimin e kritereve, nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave ka reaguar edhe  Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.  “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë …

Më shumë...

Donald Trump: Nuk do ta lejoj hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kandidati republikan për kryetar të Amerikës, Donald Trump, e ka mbrojtur qëndrimin për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë. I kritikuar për deklarata të tilla raciste, Trump është përgjegjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte katastrofë totale. …

Më shumë...

Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari dhe gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu

         Sot në Deçan në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu. Ai ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër dhe kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.  Në orën 11:00, në …

Më shumë...

Mustafa e Thaçi ankohen për mos-liberalizimin e vizave

Kabineti qeveritar i Isa Mustafës, në mbledhjen e rregullt, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Kosova nuk do të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kryeministri, Isa Mustafa u shpreh se nuk ka arsye që BE të mos jap  rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave, pasi që janë …

Më shumë...

Veseli: BE t’i ndëshkojë politikanët, jo qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar qasjen e Brukselit, pas lajmit se Komisioni Evropian nuk do të jap dritën jeshile për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në konferencën e parë vjetore Kuvend-Shoqëri Civile, Veseli ka thënë se në qoftë se ka zëra për krim të …

Më shumë...

Gjetaj: Nesër do të hulumtohet lokacioni në Kçiç

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka thënë se nesër do të bëhet një gërmim vlerësues për një varrezë masive që dyshohet se ndodhet në fshatin Kçiç të Mitrovicës. Në një prononcim për gazetën ‘Zëri’, ai ka thënë se pas pranimit të informatës nga një dëshmitar, …

Më shumë...

Hasani: Janë ndarë 2 milionë euro për ASHAK

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani ka bërë të ditur se nga Buxheti i Kosovës janë paraparë 2 milionë euro për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në projektligjin e shqyrtuar për Akademinë, është vendosur që ky institucion të raportojë njëherë në vit para deputetëve. Sipas deputetit, …

Më shumë...

Qeveria miratoi Programin për Zbatimin e MSA

Kabineti qeveritar sot ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ky dokument, u tha se është një nga detyrimet ligjore që rrjedh prej Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku theksoi se dokumente të ngjashme kanë hartuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Programi mbulon periudhën …

Më shumë...

Peja i thotë ‘JO’ Zajednicës dhe faljes së tokës

Mijëra protestues u mblodhën sot në Pejë, për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e organizuar nga tri partitë opozitare, u tha se nuk do të lejohet që Serbia të kthehet në Kosovë. Masës protestuese iu …

Më shumë...