Një nga rrjetet sociale më përdorim të gjërë, siç është Facebook-u, vazhdon ende t’i konsiderojë qytetet e Kosovës si pjesë të Serbisë. Një nismë e të rinjve shqiptarë përpiqet të ndryshojë këtë, përmes nënshkrimit të një peticioni online. Në tekstin e këtij peticioni online përkujtohet se “Kosova ka shpallur pavarësinë …
Më shumë...Yearly Archives: 2015
Badivuku, këtë javë përballet me akuzat për vepra penale
Ish-prokurorja, Vahide Badivuku, e cila për tri vite u pagua me paratë e taksapaguesve për të hetuar krimin në rajonin e Mitrovicës, nga kjo javë do të përballet me akuzën për keqpërdorim detyre e për marrje të ryshfetit. Keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim të ndikimit, janë akuzat …
Më shumë...VV dhe partitë opozitare paralajmërojnë manifestim me 28 Nëntor
Vetëvendosje ka paralajmëruar manifestim gjithëpopullor me rastin e Ditës së Flamurit, me 28 Nëntor. Në një komunikatë për medie të lëshuar nga Vetëvendosje, e që shpreh qëndrimet edhe të AAK-së dhe Nismës, thuhet se në këtë ditë nuk do të ketë protestë, por vetëm manifestim kundër demarkacionit të kufirit me …
Më shumë...Qeveria shton masat e sigurisë para objektit të saj
Në kuadër të rritjes së vigjilencës pas sulmeve terroriste në Paris, Qeveria e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e saj kryesore në Prishtinë. Ndërtesa qeveritare është pajisur me mbështjellësin e dritareve, rrethoja të përforcuara, alarme dhe video-kamera, si dhe me planin e evakuimit në rast nevoje. Edon …
Më shumë...Ministri Hyseni po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në krye të një delegacioni nga Kosova, ka qëndruar në Abu Dabi, me ftesë të autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kuadër të qëndrimit në këtë shtet, ministri Hyseni ka zhvilluar një varg takimesh me ministra nga mbarë bota, me të cilët …
Më shumë...VV: Komisioni Evropian me standarte të dyfishta ndaj Kosovës
Vetëvendosja, në një konferencë për medie, ka kritikuar qasjen e dyfishtë të Komisionit Evropian ndaj Kosovës. Sipas këtij subjekti, në raportet për Kosovën dhe Serbinë, shihet diskrepanca që ka shënuar Kosova krahasuar me Serbinë sa i përket integrimit evropian. Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, derisa për Kosovën lavdërohet nënshkrimi i MSA-së, …
Më shumë...Nesër mbahet seanca e Kuvendit
Nesër nga ora nëntë do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2016. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesja e Vetëvendosjes në këtë mbledhje, Aida Dërguti, ka votuar …
Më shumë...Konjufca: Opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancës
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është e vendosur për të bllokuar seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, “Qeverisë i është vendosur kusht që mbajtja e seancave do të jetë e mundur vetëm kur të tërhiqet nënshkrimi nga marrëveshjet e Brukselit”. …
Më shumë...KFOR-i e Policia e Kosovës, stërvitje të përbashkëta
Me 20 nëntor, KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ushtrimit, të quajtur ‘Shpata e argjendtë’, thuhet se është rritja e aftësisa së KFOR-it për të ruajtur gatishmërinë …
Më shumë...15 mijë persona u riatdhesuan gjatë këtij viti
Në Kosovë po vazhdon me të madhe riatdhesimi i personave, të cilët patën migruar ilegalisht në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti në vendet e Bashkimit Evropian. Kthimi i tyre, po bëhet jo vetëm për shkak të gjendjes emergjente me refugjatët sirianë, por edhe në …
Më shumë...82 deputetë të Kuvendit kërkojnë kushte më të mira të punës gjatë seancave të Kuvendit
Kushte më të mira të punës gjatë seancave të Kuvendit 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga grupet parlamentare të koalicionit qeveritar. Duke iu referuar gjendjes së krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe rrezikshmërisë së jetës së deputetëve, mbështetur në nenin 41 të Rregullores së Kuvendit, 82 deputetë të pozitës …
Më shumë...BIK-u po përballet me trillime të paskrupullta e qëllimkëqija të lansuara nga qarqe të errëta
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës deklaron se shkrimi i publikuar në disa portale ku thuhet se “Profeti Muhamed ka urdhëruar në xhihad, luftë ndaj pabesimtarëve” e që i atribuohet Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava nuk është i vërtetë por është sajesë e lansuar nga qarqe për ne ta panjohura. …
Më shumë...Obama: Është vështirë të luftohet me njerëz që kanë gatishmëri për të vdekur
Gjatë samiti G-20, i cili po mbahet në Turqi kryetari, Barack Obama, ka thënë se Amerika nuk e ka nënvlerësuar fuqinë e Shtetit Islamik, por ka pasur “ndërgjegjësim akut” se grupi do të sulmojë ushtarakisht Perëndimin. Meqenëse Shteti Islamik nuk zhvillon “luftë konvencionale”, grupi është vështirë të ndalohet. Nuk është …
Më shumë...Sheradin Berisha: Terrorizmi i planifikuar
Ekonomia dhe politika jane të lidhur ngusht njëra me tjetrën. Ashtu si në ekonomi që planifikohen parametrat e zhvillimit edhe në politik planifikohen parametrat e ngjarjeve të mëdha. Ato nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen rastësisht as spontanisht! Rrjedhimisht aktet e terrorizmit global të shpërfaqur përmes Al Qaidas, ISIS-it etj., …
Më shumë...Bardhyl Mahmuti: Fashizmi si gangrenë
Para katër dekadash, këngëtari francez Renaud nxori albumin e titulluar «Amoureux de Paname». Vargjet e këngës Hexagone «Le fascisme c’est la gangrène, À Santiago comme à Paris» (Fashizmi është gangrenë, Në Santiago si në Paris) mbeten tepër aktual. Në kontekstin e fashizmit të islamit politik të mishëruar në Al Qaeda …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Letër kryetarit të Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, z. Murat Meha
Zoti Meha, Sa herë që deri më tani kam folur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kam folur me gjysmë zëri, se në një formë a tjetër kisha besim në personalitetin tuaj si: intelektual, si profesionist dhe si shqiptar i mirë (pasardhës i Emin Latit), bashkëluftëtarit të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
