Monthly Archives: February 2023

Veprimet e Albin Kurtit nuk janë tradhti kombëtare, sepse këtë gjendje ai e ka trashëguar, por janë tradhti e kauzës politike të tij

Albin Kurti

Veprimet e Albin Kurtit nuk janë tradhti kombëtare, sepse këtë gjendje ai e ka trashëguar, por janë tradhti e kauzës së tij politike, përmes së cilës erdhi në pushtet. Këto dy gjëra nuk janë të njëjta. Në deklaratën e Qeverisë lidhur me zhvillimet e djeshme në Bruksel, thuhet se  Kryeministri …

Më shumë...

Bëhen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Likoshan në 25 vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit  

Në 25 vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish-komandantë të UÇK-së, përfaqësues të …

Më shumë...

Grupi për Mbrojtje dhe shpëtim në raste të emergjencave mbajti takim për vlerësim të situatës

Grupi për hartimin e planit të vlerësimit të rrezikshmërisë në komunën e Vitisë, i cili është formuar me vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti ka mbajtur një takim, ku u bë vlerësimi i rreziqeve si pjesë përbërëse e mbrojtjes dhe shpëtimit në Viti. Në këtë takim ku ishte i …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Ferizajt,  miratoi planin dhe orarin e mbledhjeve për këtë vit

Këtë të martë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e dytë të kuvendit. Në këtë mbledhje është aprovuar plani vjetor i punës  së Kuvendit, si dhe u bë edhe përcaktimi i orarit te mbledhjeve. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në …

Më shumë...

Edi Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti, por ta kuptojë se ai ka bërë gjënë e duhur

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen, dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në “këtë rajon …

Më shumë...

Josef Borell: Albin Kurti e Aleksander Vuçiq kanë treguar sjellje të përgjegjshme duke pranuar planin franko-gjerman

Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Pas përfundimit të takimit, në Bruksel,  midis krerëve  të Kosovës dhe Serbisë, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka konsideruar politikanë të përgjegjshëm Kurtin dhe Vuçiçin. Jam i gëzuar të lajmëroj  ata të dy janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin …

Më shumë...

UNDP publikon raportin mbi sfidat dhe mundësitë në kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit

UNDP publikon raportin mbi sfidat dhe mundësitë në kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit

UNDP publikon raportin mbi sfidat dhe mundësitë në kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar Analizën e Pulsit Publik të titulluar “Eksplorimi i Sfidave të Ndryshimeve Klimatike dhe Mundësive për Kalimin në Ekonomi Neutrale të Karbonit në Kosovë”. …

Më shumë...

Mustafë Krasniqi: NË FÜRSTENFELDBRUK TË BAVARISË U FESTUA 15- VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS, NGA SHKOLLA SHQIPE E FRAISING-UT DHE LANDSHUT-IT

Mustafë Krasniqi: NË FÜRSTENFELDBRUK TË BAVARISË U FESTUA 15- VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS, NGA SHKOLLA SHQIPE E FRAISING-UT DHE LANDSHUT-IT

Më 24 shkurt 2023 në Fürstenfeldbruk, shkolla shqipe e Fraising-ut dhe Landshut-it me mësimdhënësen Nife Arifi, në bashkëpunim me shoqatën “2 Krenare FFB e. V”, për nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhanë një program kulturo-artistike. Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, për të vazhduar …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri, Albin Kurti

PDK

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti. Ato konsiderojnë se me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në …

Më shumë...

LDK: Plani i franko-gjerman i pranuar nga Albin Kurti nuk përfshin njohjen, por parasheh zbatimin e marrëveshjeje për Asociacionin

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

Lidhja Demokrati8ke e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Kurtit, lidhur me pranimin e planit franko-gjerman, duke argumentuar se propozimi nuk përfshin njohjen, por parasheh zbatimin e marrëveshjeje për Asociacionin. Në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të mbajtur më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia u pajtuan për propozimin …

Më shumë...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur pranimin e planit franko-gjerman nga Qeveria e Kosovës

AAK-ja

Partia tretë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur pranimin e planit franko-gjerman nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e cilësoi si një arritje të madhe pranimin e propozimit evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.  Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e …

Më shumë...

Sot shënohet 25-vjetori i Betejës së Qirezit e Likoshanit, në Drenicë

Beqir Rexhepi: 21 vite me parë çdo gjë kishe heshtur përveç automatikëve të trimave që nuk ndalonin duke luftuar me armikun

Sot shënohet 25-vjetori i Betejës së Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e dytë e fuqishme e luftëtarëve të lirisë kundër policisë serbe, pas betejës së Ludovikut ( Rezallë e Re) më 26 nëntor të vitit 1997, të cilën e kishte udhëhequr kryekomandanti, Adem Jashari me trimat e tij  dhe …

Më shumë...

Destan Sejdi Bajraktari (17.4.1930 – 28.2.2005)

Destan Sejdi Bajraktari (17.4.1930 - 28.2.2005)

Në mesin  e personaliteteve tona të rezistencës kombëtare, të arsimimit të brezave, të kulturës dhe diturisë, një vend me rëndësi zë edhe i burgosuri politik, mësuesi e atdhetari i paharrueshëm, Destan Sejdi Bajraktari. Veprimtaria e tij në dobi të kombit e Atdheut ishte alfa dhe omega e interesimeve dhe tërë …

Më shumë...

Albin Kurti: Me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuam lidhur me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve

Kurti Vucic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e …

Më shumë...

Dardan Molliqaj: Albin Kurti është dorëzuar në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër ka Asociacionin

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar në takimin që pati në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër ka Asociacionin. Mirëpo dorëzimi i Kurtit nuk do të jetë dorëzim i Kosovës. Shefi i BE-së, Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori …

Më shumë...

Daçiq: E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999

Daçiq

Pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai në një prononcim për agjencinë …

Më shumë...