Monthly Archives: June 2023

Zenun dhe Brahim Kadrijaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani përkrahin me mjete financiare Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani”  

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me shumë kënaqësi ka pritur në zyrën tij, Zenun Kadrijaj dhe djalin e tij, Brahim Kadrijaj, bashkëvendësit të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Sot, ata shprehën dëshirën të përkrahin me mjete financiare Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Deçani”, të cilët kryetari Ramosaj …

Më shumë...

Përfundoi mbledhja e KPF-së e gjashta me radhë për këtë vit në komunën e Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte si zakonisht konstruktive, …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz karshi Kosovës

Daut Haradinaj

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministrin Edi Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira me Serbinë në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob. Albin Kurti fatkeqësisht …

Më shumë...

Veprimtarja dhe poetesha, Mona Agrigoroaiei, paraqet “Kërkesë për audiencë” me Ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminița Odobescu

Mona Agrigoroaiei

E nderuara zonjë ministër Odobescu, E nënshkruara, Mona Agrigoroaiei, shtetase rumune, Kodi numerik vetjak 2840808226724, me banim ne Botoșani, Str. Macului 26, Nr tel 0790881900, kërkoj audiencë me Shkëlqesinë juaj për të hapur një dialog rreth rolit të Rumanisë në Ballkanin perëndimor dhe në veçanti mbi njohjen së Kosovës nga …

Më shumë...

Nexhmi Lajçi: Heshtja është vetvrasje

Duke u vënë shpeshherë para situatave që të heshtnim për të mos e shfaqur pakënaqësinë, si hap strategjik për të përfituar në politikën e ditës, po heshtim edhe sot. Por gati gjithëherë kjo formë e dëgjueshmërisë na u është hakmarrë. Heshtim edhe sot kur vlerat e fituara me gjak të …

Më shumë...

BE-ja i fton Kurtin e Vuçiqin që të takohen në Bruksel pa kushte, paralajmëron pasoja për palët mospërfillëse të kësaj ftese

Peter Stano

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Kurti t’i tejkalojë inatet e tij personale dhe të shtojë bashkëpunimin e koordinimin me partnerët ndërkombëtarë

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga qeveria dhe kryeministri një rol më aktiv, qoftë edhe përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, për lirimin e shpejtë të tre zyrtarëve policor të rrëmbyer nga Serbia. “Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, …

Më shumë...

Tre deputetë të partive opozitare arrijnë në Këshillin e Evropës, ku pritet të caktohet edhe raportuesi për Kosovën

Tre deputetë të partive opozitare arrijnë në Këshillin e Evropës, ku pritet të caktohet edhe raportuesi për Kosovën

Delegacioni i përbërë nga deputetë të Kosovës kanë arritur në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojnë për tre ditë. Besnik Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arben Gashi janë deputetët që do ta përfaqësojnë Kosovën. Tahiri tregoi që sot do të kenë disa takime, teksa do të caktohet edhe raportuesi për …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale vazhdon gjykimi kundër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, po vazhdon  edhe sot. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith III,  me të filluar seanca lëshoi tre urdhra gojorë. Urdhri i parë gojorë kishte të …

Më shumë...

U mbajt sesion informues me qytetarë malishevas për zgjedhjen e Këshillave Lokal

Kryesuesi i komisionit, Argjend  Thaçi, së bashku me anëtarët, Halil Morina dhe Veton Zogaj, mbajtën sesionin informues me qytetarë, për zgjedhjen e Këshillave lokal në territorin e komunës së Malishevës. Në këtë takim u diskutuan procedurat për zgjedhjen e këshillave lokal të Bashkësive të fshatrave, hapat që parasheh rregullorja dhe …

Më shumë...

Edi Rama: Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë, koha po fluturon

eri rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  edhe një herë ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë. Duke publikuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm të policëve, Rama ka paralajmëruar Serbinë se kjo “do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse …

Më shumë...

Pas renovimit të jashtëm, vitin e ardhshëm niset renovimi tërësor i Palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj

Në përurimin e renovimit të jashtëm të Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, përfaqësuesit nga Banka …

Më shumë...

Njoftim për takimin e parë publik me qytetarët për vitin 2023 të kryetari Haliti

Ju njoftojmë se takimi i parë publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti për vitin 2023, me qytetarë dhe grupet e interesit dhe të gjithë palët e interesuara do të mbahet me datën: 30.06.2023 (e premte ), në Shtëpinë e Kulturës  “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, duke …

Më shumë...

Mbahet takimi i rregullt me Drejtorët e Drejtorive Komunale në Rahovec

Nënkryetari i komunës së Rahovecit, z.Fatmir Iska, nën shoqërimin kabinetit, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi për punët e javës që shkoi dhe …

Më shumë...

Rinjoftim për takimin e parë publik të Kryetarit Kastrati me qytetarët për vitin 2023

Takimi i parë publik me qytetarë i kryetarit të komunës së Malishevës Ekrem Kastrati,  do të mbahet, më 22.06.2023 ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Temat e diskutimit: Informimi i qytetarëve në lidhje me projektet e realizuara gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, si …

Më shumë...

Në komunën e Skenderajt është kremtuar 18 Qershori – Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve

Në komunën e Skenderajt është kremtuar 18 Qershori – Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve, për çka janë organizuar aktivitete të shumta përkujtimore, përurim të projekteve e zbulim të bustit dhe është shfaqur një koncert për fëmijë në Sheshin “Adem Jashari” në qytet. Fillimisht, në orën 9 …

Më shumë...