Monthly Archives: October 2025

KShZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Nga 75.37 për qind e votave të përpunuara deri më tani dhe të dhënat nga 2,755 vendvotime nga gjithsej 3,474, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5. Kandidati i …

Më shumë...

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” u dëgjua në rrugët e Hagës. Rreth 150 motoristë nga të gjitha viset shqiptare, të bashkuar në një marsh simbolik për drejtësi, mbërritën para qendrës së paraburgimit ku prej pesë vitesh po mbahen ish-krerët e …

Më shumë...

Qeveria Kurti, liberalizim apo iluzion vizash?

Tre vite pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila u paraqit si akt historik për rrugëtimin evropian të Kosovës, bilanci politik i qeverisë Kurti mbetet kontradiktor dhe i ngarkuar me më shumë propagandë sesa substancë. Liberalizimi i vizave – për të cilin kriteret ligjore ishin përmbushur që nga viti 2019 – …

Më shumë...

KFOR forcon praninë në jug të Kosovës me patrullime ajrore dhe stërvitje të përbashkëta

Në jug të Kosovës, trupat gjermane të KFOR-it, të mbështetura nga njësitë amerikane të aviacionit dhe ekspertët e pajisjeve shpërthyese, zhvilluan sot një stërvitje të avancuar taktike me helikopterët UH-60 Black Hawk. Sipas njoftimit zyrtar të misionit të NATO-s në Kosovë, helikopterët amerikanë vendosën trupa në terren në mbështetje të …

Më shumë...

Zëvendëssekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë–Serbi është çelësi për stabilitetin në rajon

Radmila Shekerinska, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, ka folur për situatën në Kosovë dhe rolin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se ky proces është thelbësor për trajtimin e çështjeve të ndjeshme rajonale. Sipas saj, NATO i ka bërë thirrje të dyja palëve të angazhohen më intensivisht në …

Më shumë...

Isidoros Karderinis: Palestina – një tragjedi e pabesueshme

Karderinis Isidoros

Kanë kaluar dy vjet që nga 7 tetori i vitit 2023, dita kur filloi kjo luftë e tmerrshme, e cila duket se po mbaron bazuar në marrëveshjen Izrael-Hamas. Gjatë këtyre dy viteve, rrezet e diellit ishin zhdukur nga ky rajon tragjik i planetit dhe gjithçka ishte mbuluar nga errësira. Nuk …

Më shumë...

Blerim Muriqi: MARRËZIA POLITIKE NGRITUR NË SISTEM: KOSOVA NË QORRSOKAKUN E VETVETES

Blerim Muriqi

“Kur politika humb arsyen, askush nuk kujton shtetin.” Ky është përshkrimi më i shkurtër i gjendjes politike në Kosovë sot. Çdo krizë që shpërthen, çdo përçarje që prodhohet, çdo dështim që riciklohet, janë pasqyra të një sistemi që e ka humbur busullën e arsyes. Politika është shndërruar qëllim në vetvete, …

Më shumë...

Kandidati i AAK-së në Junik, Agron Kuçi, raporton kërcënime me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë, pas publikimit të disa denoncimeve për, siç thotë ai, skandale dhe keqpërdorime zgjedhore në këtë komunë. Kuçi ka theksuar se pas publikimit të fakteve …

Më shumë...

Albert Zholi: Dr. Diamant Lulaj – Kardiologu shqiptar që lartëson emrin e vendit në arenën ndërkombëtare

Albert Zholi: Dr. Diamant Lulaj – Kardiologu shqiptar që lartëson emrin e vendit në arenën ndërkombëtare

Në një kohë kur vendi ynë ka nevojë për figura që e përfaqësojnë me dinjitet në çdo fushë, emri i Dr. Diamant Lulaj, spikat si një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe vlerave njerëzore. Ai është një nga atamjekë që e bën Shqipërinë të ndihet krenare, jo vetëm përarritjet shkencore, por edhe për mënyrën e përulur e fisnikeme të cilën i shërben jetës njerëzore. Rruga e një mjeku që nisi nga Shkodra I lindur dhe rritur në qytetin e kulturës, Shkodrën, Diamant Lulaj tregoi që herët pasionin për dijen dhe shkencën. Arsimin e mesëm e kreu në “Turkish College Hasan Riza Pasha”, një ndër institucionet më të njohura në veri tëvendit, ndërsa më pas ndoqi …

Më shumë...

Nasim Haradinaj: Gjykata e Hagës është politike dhe kriminale

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka drejtuar ktitika të ashpra ndaj Gjykatës së Hagës, ku po gjykohen drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe shumë bashkëluftëtar të tjerë të tyre. Ai ka thenë se kjo gjykatë është …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka deklruar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti theksoi se Albin Kurti ka qenë i përfshirë në këto zgjedhje që po zhvillohen sot, …

Më shumë...

Dr. Skёnder Demaliaj: ALI MULAJ – INSTRUMENTIST DHE KOMPOZITOR VIRTUOZ, HUMORIST, SPORTIST, I DASHUR DHE MIQЁSOR PЁR TЁ GJITHЁ

Dr. Skёnder Demaliaj: ALI MULAJ – INSTRUMENTIST DHE KOMPOZITOR VIRTUOZ, HUMORIST, SPORTIST, I DASHUR DHE MIQЁSOR PЁR TЁ GJITHЁ

Ali Mulaj lindi mё 24 shkurt 1929, nё fshatin Kepenek, Krahina e Bytyçit. U nda nga jeta nё Tiranё, mё 21 nёntor 2021. Ёshtё Mjeshtёr i Madh i Punёs dhe Qytetar Nderi i Tropojёs. Disa nga kryeveprat e kulturёs sonё kombёtare si: “Vallja e Valbonёs”, “Festё tё madhe ka sot …

Më shumë...

Gjatë operacionit policor në veriun e Kosovës, janë arrestuar dhe me pas janë liruar 7 persona

Gjatë operacionit policor në veriun e Kosovës, janë arrestuar dhe me pas janë liruar 7 persona. Ky operacion është zhvilluar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë bastisjeve në nëntë lokacione, komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen …

Më shumë...

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje konkurojnë 309 kandidatë për kryetar të komunave dhe 10 mijë e 490 kandidatë për asamble komunale. Votimi po zhvillohet në 3 mijë e 474 vendvotime, ku 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën …

Më shumë...

Prof. Dr. Hivzi Muharremi: FJALA IME NË PROMOVIMIN E MONOGRAFISË, EDI RAMA – NEUROESTETIKA E NJË ARTISTI, AUTOR OLTSEN GRIPSHI

Prof. Dr. Hivzi Muharremi: FJALA IME NË PROMOVIMIN E MONOGRAFISË, EDI RAMA - NEUROESTETIKA E NJË ARTISTI, AUTOR OLTSEN GRIPSHI

Me kënaqësi të madhe e kam pranuar ftesën nga autori, pedagogu dhe kritiku i artit Oltsen Gripshi qe me rastin e promovimit të monografisë kushtuar piktorit-artistit të respektuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Zotëri Edi Rama ti shprehi opinionet e mia rreth shkrimit eseistik të Monografisë nga autori Oltsen Gripshi. …

Më shumë...

Lutfi Coka: Mendo e vepro shqip!

Halit Coka

Të vërtetat për pushtuesin flasin shqip dhe janë shkruar me gjak!…Erdhi koha të lyesh penën me gjakun e derdhur të shqiptarëve,për të treguar egërsinë dhe gjenocidin e pushtuesve  e sherbetorëve të tyre!… As romakët,as turqit as komshitë tone të mjerë dhe as ushtritë  pushtuese botërore, nuk kanë ardhur dhe as …

Më shumë...