Monthly Archives: October 2025

Azgan Haklaj: Votë në emër të Atdheut! Votë në emër të identitetit dhe dinjitetit!

Azgan Haklaj

Rezultati i pjesshëm i zgjedhjve vendore në  Maqedoninë e Veriut  ndonëse jo përfundimtar po tentohet të shitet, të festohet  e trumbetohet me histerizëm nga nacional-shovinistët e VMRODPMNE-së dhe bishti i tyre shqipfolës VLEN, si një fitore. Në të vertetë koalicioni shqiptar i udhëhequr nga Ali Ahmeti prin me vota kombëtare …

Më shumë...

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, e cila shënoi triumf të plotë ndaj LSDM-së, duke fituar mbi 30 komuna pa balotazh dhe duke pritur fitore në rreth 20 të tjera. Analisti Behxhet Shala vlerëson se humbja më …

Më shumë...

Ethem Çeku: Ndarjet partiake po dobësojnë çështjen kombëtare shqiptare

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Në një analizë të thellë politike, studiuesi Ethem Çeku vlerëson se rreziku më i madh për shqiptarët sot nuk vjen nga jashtë, por nga përçarja e brendshme. Ai thekson se pas luftës, idealet e sakrificës janë zëvendësuar nga etja për pushtet dhe interesi personal, duke e kthyer politikën nga mision …

Më shumë...

Çashka zgjedh për herë të parë kryetar shqiptar

Në Komunën e Çashkës është shënuar një moment historik pas përfundimit të zgjedhjeve lokale: për herë të parë, një shqiptar është zgjedhur kryetar i komunës. Suat Shaqiri, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim, fitoi që në raundin e parë me 50.71% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj prezanton historinë dhe vizionin e Kosovës në forum ndërkombëtar

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe lider i AAK-së, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë, i organizuar nga Special Competitive Studies Project (SCSP), në panelin “From Conflict to Democracy”. Ai ndau me pjesëmarrësit historinë e Kosovës, duke filluar nga përpjekjet për liri deri te procesi i shtetndërtimit. Haradinaj theksoi rëndësinë e …

Më shumë...

KA DALË NË DRITË LIBRI RI I ISA FERIZAJT: “REFLEKTOJ SE… HESHTJA PO ULËRIN!”

Bota letrare shqiptare është pasuruar me një vepër të re të autorit dhe publicistit të njohur Isa Ferizaj, i cili sapo ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri me titull:“REFLEKTOJ SE… HESHTJA PO ULËRIN!” (Reflektime – Analiza – Krijime) Ky botim përmbledh reflektime, analiza dhe krijime që …

Më shumë...

Kurti në Londër për samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Londër, ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që mbahet më 22 tetor. Vizita e tij përfshin edhe disa takime bilaterale me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe liderë të rajonit, si pjesë e …

Më shumë...

Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, ende pa marrëveshje

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, por procesi mbetet i paqartë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar vetëm “nisjen e negociatave”, pa sinjale konkrete për ndonjë marrëveshje ose shumicë të mundshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje, që doli fituese në zgjedhjet e 9 …

Më shumë...

Bekim Çollaku: Po zhvillohen negociata të fshehta për formimin e Qeverisë

Bekim Çollaku

Anëtari i PDK-së, Bekim Çollaku, ka deklaruar se partitë politike në Kosovë janë përfshirë në negociata të fshehta për formimin e Qeverisë deri të dielën, duke e cilësuar situatën si “luftë të paskrupullt për pushtet”. Sipas tij, kjo është hera e parë që skena politike përballet me kaq shumë paqartësi, …

Më shumë...

Haki Abazi: Kurti për interesa të veta nesër ulet edhe me Radoiçiqin

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka sulmuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ka humbur besimin e çdo partneri politik dhe se “kurrë më nuk do të jetë kryeministër i Kosovës”. Në emisionin “DPT te Fidani”, Abazi deklaroi se “asnjë lider nuk i …

Më shumë...

Aida Dërguti: Abdixhiku frikësohet të reagojë pas koalicionit VV–Tahiri

Opinionistja Aida Dërguti,, ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së pas koalicionit lokal mes Xhafer Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, po shmang marrjen e masave, dhe mosreagimi shihet si një formë tolerimi. Dërguti vlerëson se rënia e LDK-së lidhet me rrjedhjen e votës drejt Listës Guxo …

Më shumë...

Prof. Dr. Sylë UKSHINI: James Rubin, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK, përfaqëson një moment me peshë të veçantë juridike dhe politike

Dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqëson një moment me peshë të veçantë në narrativën juridike dhe politike për luftën e Kosovës. Rubin, i cili ishte zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë periudhës së krizës, ofroi një perspektivë …

Më shumë...

Në Deçan hapet zyra e re e Institucionit Mikrofinanciar FINCA

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, me bashkëpuntorë ka marrë pjesë në në hapjen e zyrës së re të Institucionit Mikrofinanciar FINCA në Deçan. Ai me këtë rast nga menaxheri i Degës, Genc Kameraj u njoftua me shërbimet dhe mundësitë që do t’i ofrohen qytetarëve dhe bizneseve lokale …

Më shumë...

Kryetari Kastrati falënderon qytetarët dhe mërgimtarët, që dashurinë për Malishevën e kthyen në fitore historike!

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, përfshirë edhe sot ato të diasporës ka shprehur falënderimet më të sinqerta për siç shkruan ai fitoren përveç që është e madhe, po aq është edhe historike. “Me mbi …

Më shumë...

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë video të punimeve të rrugës me katër korsi, Rahovec – Xërxë. “Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet. Infrastruktura moderne i jep shans ekonomisë sonë për zhvillim dhe …

Më shumë...

Nga Prekazi në Hagë: Motoristët shqiptarë për nder të luftëtarëve të lirisë, mesazh përkrahjeje për të burgosurit e UÇK-së

Të dielën, në Hagë mbërriti eskorta e rreth 150 motoristëve shqiptarë, të cilët u nisën nga Prekazi legjendar për një rrugëtim simbolik në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Hagës. Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, tha se këtij marshimi iu bashkuan të …

Më shumë...