Monthly Archives: October 2025

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të dielën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të nisë shpërndarja e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor. Procesi do të realizohet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit. KQZ ka siguruar se të gjitha …

Më shumë...

Arbana Qeriqi: O Qemajl Aliu, kur pushteti të verbon, ndërgjegjja shuhet

Kur lufta për pushtet të verbon, kur etja e pangopur për poste e privilegje të zhvesh nga çdo normë morale, atëherë njeriu pushon së qenë njeri. Humb ndjesinë, humb përgjegjësinë, humb vetveten. Kur euforia e fushatës dhe kënaqësia momentale e duartrokitjeve të udhëheq, atëherë gjithçka që mbetet është maska e …

Më shumë...

IWA Bogdani boton librin “Kodi i fjalës në poezinë e Jeton Kelmendit” nga Zejnepe Alili Rexhepi

IWA Bogdani boton librin “Kodi i fjalës në poezinë e Jeton Kelmendit” nga Zejnepe Alili Rexhepi

Një ngjarje e rëndësishme në fushën e studimeve letrare dhe të kritikës bashkëkohore shqiptare është botimi i librit “Kodi i fjalës në poezinë e Jeton Kelmendit”, nën autorësinë e Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi. Ky vëllim studimor, i botuar në Bruksel dhe Prishtinë më 2025, paraqet një përmbledhje unike të analizave, vlerësimeve …

Më shumë...

AKI: Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001!

AKI: Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001!

U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit. Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme …

Më shumë...

Ursula von der Leyen viziton Kosovën – takime me Osmanin dhe Kurtin më 15 tetor

Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të hënën turneun e saj treditësh në Ballkanin Perëndimor, vizitë që do ta përmbyllë të mërkurën, më 15 tetor, në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin …

Më shumë...

Memli Krasniqi: PDK mbetet konsistente, nuk e votoi Rashiqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja ka mbajtur qëndrimin e saj të pandryshuar duke mos e votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. “PDK është partia e vetme me qëndrime konsistente. Ashtu bëmë edhe sot, duke abstenuar për nënkryetarin e komunitetit serb,” …

Më shumë...

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Fatmir Shehollin, dyshohet për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë. Sipas dosjes së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimic, duke mbledhur dhe transmetuar …

Më shumë...

Enver Hasani: Kuvendi nuk është konstituar – zgjedhja e Rasiçit është jokushtetuese dhe çon drejt federalizimit të Kosovës

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar të Kuvendit si “fund e krye jokushtetuese”, duke paralajmëruar se ky veprim mund të ketë …

Më shumë...

Blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë vizituar të premtën në Opterush, disa nga blegtorët e suksesshëm. “Blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në komunën tonë. Kam vizituar tre blegtorët e suksesshëm nga Opterusha, Eqerem Morinën, Kadri Mazrekun e Driton Krasniqin, …

Më shumë...

Sorensen nga Procesi i Berlinit: Normalizimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ndërtim besimi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka publikuar një fotografi të përbashkët me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët morën pjesë në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, mbajtur në Belfast të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim morën pjesë …

Më shumë...

Nenad Rasić zgjidhet nënkryetar i Kuvendit – institucioni shpallet i konstituuar, fillojnë afatet për formimin e qeverisë

Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht, pasi deputeti Nenad Rasić u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb me shumicën e votave të deputetëve. Propozimi për Rashiçin u bë nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërsa në votim morën pjesë 104 deputetë. Nga ta, 71 votuan për, 9 ishin kundër dhe 24 …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Zgjedhja e Nenad Rasiçit është antikushtetuese, shumica shqiptare nuk mund të zgjedhë përfaqësuesin e pakicës serbe

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar nga komuniteti serb si “tërësisht antikushtetuese”. Në një deklaratë për media, Limaj tha se procesi i konstituimit të Kuvendit, i shpallur nga kryetari Dimal Basha, është në …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: U vonuam 35 ditë për një pozitë të parëndësishme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur të paarsyeshme vonesën mbi njëmuajshe për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Abdixhiku tha se Kuvendi dhe institucionet kanë rënë në “një nivel të ulët intelektual dhe institucional”, duke vlerësuar se një pozitë, …

Më shumë...

Memli Krasniqi në 26-vjetorin e PDK-së: Kjo është festa e fundit pa themeluesit e saj

Në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohje dhe krenari për rrugëtimin e partisë, duke e cilësuar PDK-në si “ide për shtet, dinjitet dhe të ardhme”. Në një videomesazh drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Krasniqi tha se PDK-ja lindi nga idealet e lirisë dhe …

Më shumë...

Aida Dërguti: Me Marrëveshjen e Ohrit, Kurti ka pranuar autonomi – kjo është shkelja më e madhe kushtetuese

Analistja politike Aida Dërguti ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 12-ditor që Kuvendi i Kosovës ka për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke e lidhur këtë zhvillim me pasojat e Marrëveshjes së Ohrit. Dërguti tha se “të gjitha tensionet dhe obstruksionet e fundit në …

Më shumë...

U përkujtua figura e atdhetarit, Hasan Ali Remniku

Në qytetin e Vitisë është përkujtuar dhe janë bërë homazhe pranë shtatores së atdhetarit, Hasan Ali Remniku. Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu i cili është edhe pasues i atdhetarit në fjalë. Në nderimin e kësaj …

Më shumë...