Yearly Archives: 2025

Kolonel Avdi Raci i bashkohet AAK-së

Familjes së madhe të AAK-së sot iu bashkua Kolonel Avdi Raci, oficer me përvojë të jashtëzakonshme në Ushtrinë e Kosovës, ku ka udhëhequr disa dikastere të rëndësishme. Ai do të jetë një përfaqësues i denjë i qytetarëve dhe vlerave kombëtare. Raci është ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe …

Më shumë...

PDK ka njoftuar se profesori universitar, Dr. Gëzim Qerimi, është anëtari më i ri i partisë

Kryetari i partisë, Bedri Hamza, e prezantoi Qerimin si një profil me përvojë të thellë akademike dhe profesionale. Hamza theksoi se Qerimi sjell mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Në njoftimin e tij, Hamza shtoi: “E mirëpritëm në ekip …

Më shumë...

Qeveria në detyrë ndan fonde nga “kursimet” për RTK-në

Qeveria në detyrë ka vendosur të ndajë mjete financiare për RTK-në nga kategoria e kursimeve, pasi mungesa e votave në Kuvend e ka pamundësuar miratimin e buxhetit për transmetuesin publik. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, pas overdraftit të dhënë në gusht …

Më shumë...

Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar një takim bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Rrugëtimi i mërgimtarëve është histori sakrifice dhe dashurie për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një mesazh të gjatë e emocional dedikuar mërgatës shqiptare, duke theksuar kontributin historik të brezave që kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit. Ai tha se mërgimtarët e kanë mbajtur Kosovën gjallë në zemrat e tyre dhe se rrugëtimi i tyre është më shumë …

Më shumë...

Lladrovci: Nuk jam rikthyer në PDK – kam qenë dhe mbetem pjesë e saj, kërkova vetëm njohjen e Drenasit si “komuna e shtatë”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mohuar kategorikisht se ka pasur rikthim në Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ai ka qenë gjatë gjithë kohës pjesë e këtij subjekti politik. Ai tha se deklarimet për rikthim janë të pavërteta. “Kam thënë me dhjetëra herë, në shumë debate, …

Më shumë...

FJALA EMOCIONUESE E FILIP SHIROKËS NË 8-VJETORIN E PAVARËSISË

Filip Shiroka (1859-1935) atdhetar poet dhe rilindës i njohur

Dokumente historike                                                           * Shfaqjen e Shqiptarëve në Misir (Egjypt), deri vonë historia jonë e ka lidhur me kohën e sundimit të shqiptarit Mehmet Ali Pasha në atë vend, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane. Por, akademiku sirian me prejardhje shqiptare, Muhamet Mufak Arnauti, në librin e tij ‘’Nga historia e Shqiptarëve …

Më shumë...

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ish-policët dhe policët e Kosovës. Shumë prej tyre, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin, po ndalohen nga autoritetet serbe dhe po përballen me akuza për pretendime të supozuara për krime …

Më shumë...

Kurti pas nominimit për kryeministër me kritika të reja ndaj opozitës

Pas rikandidimit nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Albin Kurti doli me një deklaratë të ashpër politike, duke e cilësuar situatën aktuale si pasojë të një bllokade të qëllimshme nga partitë opozitare. Por ndryshe nga komunikimet e mëhershme, toni i Kurtit këtë herë ishte dukshëm më konfrontues dhe i …

Më shumë...

Bedri Hamza: PDK gati për zgjedhje më 28 dhjetor, akuzon partinë fituese për bllokim të institucioneve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se subjekti që ai drejton është plotësisht i përgatitur për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas tij, situata e krijuar ka qenë e parashikueshme që nga muaji qershor, pasi siç pretendon ai partia që doli e para në zgjedhjet e fundit …

Më shumë...

Isa Mustafa: LDK duhet të ruajë vlerat dhe të vlerësojë kontributin e njerëzve që e ndërtuan partinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  ku foli gjerësisht për gjendjen aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sfidat e saj dhe hapat që, sipas tij, mund të përmirësojnë rezultatin e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Ai adresoi edhe qeverisjen e viteve të fundit, marrëdhëniet me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe zhvillimet …

Më shumë...

Hasani akuzon presidenten Osmani për shkelje kushtetuese: Propozimi për seancën e buxhetit, “skandali më i madh”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës në lidhje me propozimin për thirrjen e seancës së Kuvendit për shqyrtimin e buxhetit. Ai e cilësoi këtë veprim si “skandalin më të madh” të presidencës së …

Më shumë...

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në vend, si edhe sfidat dhe proceset reformuese që e presin partinë dhe shtetin në periudhën vijuese. Gjatë takimit, u theksua roli i BDI-së si një …

Më shumë...

Fidair Berisha: Arrestimi i pjesёtarve tё UҪK-sё nga Serbia

Fidair Berisha

Arrestimi i pjesëtarëve të UÇK-së mund të kuptohet si vazhdimësi e luftës hibride serbe ndaj Republikës së Kosovës.Serbia vazhdon me arrestime të njëpasnjëshme të pjesëtarëve të UÇK-së, duke pretenduar se kanë kryer krime lufte gjatë viteve 1998–1999. Serbia, në vazhdimësi me narrativën e saj, po tenton që para popullit të …

Më shumë...

Mr.Ali Hertica: Autoritarizmi, populizmi dhe ribashkimi i oligarkëve në Kosovë

Ali Hertica

Ngritja e regjimeve autoritare dhe udhëheqësve populistë në shekullin XXI ka paralele të qarta me vitet 1930. Ashtu si pasiguria ekonomike, polarizimi social dhe tensionet gjeopolitike çuan në rritjen e lëvizjeve fashiste në atë kohë, edhe sot po shohim një trend shqetësues në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Fashizmi, …

Më shumë...

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: JATAKËT DHE BUNKERËT E LIRISË – KUSH ISHTE ATDHETARI I MADH I KAÇANIKUT – AVDYL DURA (1893-VRITET 1949) (21)

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: JATAKËT DHE BUNKERËT E LIRISË - KUSH ISHTE ATDHETARI I MADH I KAÇANIKUT- AVDYL DURA (1893-VRITET 1949) (21)

Patrioti Avdyl Dura, së bashku me shokët e tij të idealit, nuk është një emër i panjohur për opinionin e gjerë shqiptar. Figura e tij qëndron e pranishme në kujtesën kolektive si një nga ato shtylla të rralla të atdhedashurisë që nuk u lëkundën përballë furtunave të kohës. Avdyli, me …

Më shumë...