Krojmiri, një fshat i skajit jugor të Drenicës , luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Enver Olluri, Halil Metaj, Qamil Olluri dhe Isa Olluri, martirët: Afërditë Qeriqi dhe Musë Bungu. Një person konsiderohet i zhdukur. Gjatë kohës së luftës Krojmiri ka qenë njëra ndër qendrat më …
Më shumë...Yearly Archives: 2025
Hysni Shaip Kajtazi (28.4.1979 – 14.12.1998)
Familja e Shaip Kajtazit e fshatit Tern të Ferizajt, çlirimit të Kosovës i ka dhënë dëshmorin Hysni Kajtazi dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Zejnullah Kajtazi, i cili qe gjashtë vjet ndodhet për shërim në Francë. Vëllezërit Hysni e Zejnullah Kajtazi, me kohë iu kishin përgjigjur kushtrimit të Legjendarit Adem …
Më shumë...Xheladin Hamdi Xheladini (2.4.1976 – 14.12.1998)
Carraleva e njohur e historisë shqiptare, sidomos e luftërave për çlirim nga robëria turke, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë dhe shumë martirë. Në altarin e lirisë nga ky fshati, që ishte edhe bazë e fuqishme strategjike e luftës, kanë rënë dëshmorë: Xheladin Xheladini, Milaim …
Më shumë...Xhevat Shaban Thaçi (23.8.1969 – 14.12.1998)
Njëri prej luftëtarëve, tani dëshmor, që la gjurmë të pashlyeshme në Epopenë e Grykës së Llapushnikut dhe në shumë beteja të zhvilluara në rajonin e Drenicës, padyshim se është edhe Xhevat Thaçi nga LLapushniku i Drenasit. Xhevat Thaçi u lind në Llapushnik më 23 gusht 1969. Ishte fëmija i tretë …
Më shumë...Kadri Haki Ademaj (21.1.1975 – 14.12.1998)
Kadri Ademaj u lind më 21 janar të vitit 1975 në fshatin Petrovë të Shtimes. Prindërit e tij, Hakiu e Nailja, në kushte dhe rrethana të rënda të jetës lindën dhe rritën gjashtë bij: Kadiun, Afrimin, Selimin, Halimin, Hysenin dhe Ahmetin. Kadriu mësimet e para i mori në vendlindje, në …
Më shumë...Avni Bislim Kutllovci (21.3.1977 – 14.12.1998)
”Nënë e dashur, do të kthehem nga mërgimi në Kosovë, sepse nuk durohet serbi më. Por, në qoftë se vritem oj nënë pa të parë, ma bëj hallall me zemër e mos më qaj me lot. Të fala të gjithëve nga i paharruari, Avni Kutllovci. Lamtumirë!“. (Nga dorëshkrimi i letrës …
Më shumë...Fadil Bajrush Rashiti (9.1.1975 – 14.12.1998)
Fadil Rashiti u lind në fshatin Petrovë të Shtimes, më 9 janar të vitit 1975. Bajrush Rashiti dhe bashkëshortja e tij, Nexhmija, rritën katër djem dhe katër vajza. Fadili, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku u dallua për zgjuarsi e disiplinë. Duke qenë se familja kishte interesim ta regjistronte …
Më shumë...Qamil Hysni Olluri (15.11.1976 – 14.12.1998)
Qamili u lind në Krojmir të Drenicës jugore, komuna e Lypjanit, më 15 nëntor të vitit 1976. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Mësimet e shkollës së mesme i kreu me sukses në Shalë, ish-Sedllar, në paralelen e ndarë të qendrës së mesme shkollore të Lypjanit. Nuk iu kishte përgjigjur …
Më shumë...Isa Adem Olluri (12.2.1979 – 14.12.1998)
Fshati Krojmir i Drenicës jugore, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Isa Olluri, Halil Metaj, Qamil Olluri dhe Enver Olluri, martirët: Afërditë Qeriqi dhe Musë Bungu. Gjatë kohës së luftës Krojmiri ka qenë njëra ndër qendrat më të forta të mobilizimit dhe strehimit të popullatës së …
Më shumë...Veli Beqir Ballazhi (13.9.1978 – 14.12.1998)
Veli Beqir Ballazhi u lind më 13.9.1978 në Han të Elezit. Rrjedh prej një familje atdhetare, e cila u angazhua në forma të ndryshme në lëvizjen Kombëtare për lirinë e Kosovës. Familja Ballazhi vjen nga Puset e Nikës dhe vendoset në lagjen e re në Han të Elezit. Në Puset …
Më shumë...Mentor Ramadan Ibriqi (9.1.1979 – 14.12.1998)
Komarani, një lokalitet i njohur i Drenicës, luftës së UÇK-së i ka dhënë shumë dëshmorë dhe martirë. Në mesin e dëshmorëve është edhe Mentor Ramadan Ibriqi, i cili lindi dhe u rrit në një familje përparimtare. Mentori lindi më 9 janar të vitit 1979 në Komaran. Shkollën fillore e kreu …
Më shumë...Arben Rexhep Hyseni (12.4.1980 – 14.12.1998)
Fshati Godanc luftës së UÇK-së i ka dhënë dëshmorët: Arben Hyseni, Jetë Hasani dhe Agron Ramadani si dhe martirët: Enver Mehmeti, Ibush Hasani dhe Zejnë Rashiti. Familja Hyseni e fshatit Godanc ka një traditë të shquar atdhetare. Për shkak të rezistencës anijugosllave, në pranverë të vitit 1945 njësitë diversante partizane, …
Më shumë...HAZIR NEZIR KRYEZIU (6. 11. 1955 – 14. 12. 1998)
Hazir Nezir Kryeziu u lind më 6 nëntor të vitit 1955 në fshatin Mleqan, komuna e Malishevës. Shkollën fillore deri në klasën e katërt e kreu në vendlindje për të vazhduar në Kijevë nga klasa katërt deri në klasën e tetë, shkollimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin ,,Luigj Gurakuqi …
Më shumë...RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998
Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më 14 dhjetor të vitit 1998 te “Likenet e Hasit” në Gorozhup të maleve të Pashtrikut dhe 180 dëshmorët e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, e cila kishte marrë emrin e heroit, Mujë Krasniqi. …
Më shumë...Në përvjetorin e rënies, ecje përkujtimore në nder të Mujë Krasniqit
Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh zhvilluan një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve historike të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit …
Më shumë...Protesta e UÇK-së në Shkup përfundon pa incidente
Një orë pasi u shpall e hapur, përfundoi protesta e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup. Tubimi u karakterizua nga një pjesëmarrje masive qytetare dhe zhvillohej në një atmosferë paqësore, pa asnjë incident të raportuar deri më tani. Protesta e Shkupit përfaqësonte …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
