Veli Beqir Ballazhi (13.9.1978 - 14.12.1998)

Veli Beqir Ballazhi (13.9.1978 – 14.12.1998)

Veli Beqir Ballazhi u lind më 13.9.1978 në Han të Elezit. Rrjedh prej një familje atdhetare, e cila u angazhua në forma të ndryshme në lëvizjen Kombëtare për lirinë e Kosovës. Familja Ballazhi vjen nga Puset e Nikës dhe vendoset në lagjen e re në Han të Elezit. Në Puset e Nikës, fshat i cili gjatë rrjedhave të historisë, si vend malor që ishte, gjetën strehim shumë veprimtarë atdhetarë e në mesin e tyre edhe tribuni i komunës së Kaçanikut, veprimtari patriot Avdyl Dura.
Shkollën fillore e kreu në shkollën fillore Tefik Çanga në Han të Elezit. Në jetën e tij rinore hetohet se në shpirt kishte patriotizmin që me kohë e shpalosi për idealin kombëtar.
Mori pjesë në të gjitha protestat e demonstrata kundër okupatorit serb. Lufta u përhap në Kosovë, por edhe në Han të Elezit me rrethinë. Në qershor të vitit 1998, në Puset e Nikës, u vendos një njësi e UÇK-së e koordinuar nga Agim Bajrami dhe Rufki Suma. Flaka Çlirimtare e kësaj ushtrie të lavdishme po merr masa të organizimit në gjithë Kosovën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit dhe kjo shkëndijë e përflakshme ndezi edhe shpirtin e njom të njëzet vjeqarit Veli Ballazhit, i cili me 13 tetor të vitit 1998 së bashku me kushëririn e tij Samet Ballazhi dhe Memedali Ballazhin morën rrugën nëpërmjet Maqedonisë nga pika kufitare e Qafës së Thanës kalojnë në Shqipëri, ku për dy muaj ditë me radhë do të stërviten në bazën e UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë.
Edhe gjatë muajve korriku, gushti, shtatorit Veli Ballazhi kishte pasur kontakte me pikën luftarake në Puset e Nikës ku brenda mundësive kishte ndihmuar në kryerjen e detyrave.
Më 13 dhjetor 1998 Veli Ballazhi së bashku me 148 bashkëluftëtarë nisen në drejtim të kufirit Shqipëri-Kosovë dhe nga Cahani. Më 14 dhjetor, së bashku me bashkëluftëtarët në krye me komandant Mujë Krasniqin “Kapuçin” futen në Pashtrik me vendosmëri që të kalojnë në të Kosovë.
Veliu me bashkluftarët e vet nga Hani i Elezit, ishte i vendosur që nëpër pikat luftarake nëpër Kosovë të arrijë në pikën luftarake në Puset e Nikës ku ishin të vendosur bashkëluftëtarët e tij ta Batalionit të Tretë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Sepse njësitet e Batalionit të Tretë të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Puset e Nikës kishin nevojë për armatim dhe për ushtarë të përgatitur, por nuk arritën tregon bashkëluftëtari i tij Samet Ballazhi për shkak se para se të mbërrijë në Lubishtë të Hasit bie në pritën e ushtrisë Serbe ku do të zhvillohen luftime të rrepta dhe krahas armikut të parë, të dytin e kishin borën dhe acarin e madh si dhe peshën e rëndë me armatim në shpinë.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë bie heroikisht në Pashtrik edhe ushtari i lirisë, Veli Ballazhi ndërsa zihen robër lufte nëntë ushtarë të UÇK-së e në mesin e tyre edhe Samet Ballazhi dhe Azem Suma bashkëluftëtarë të ngushtë të Veliut nga Hani i Elezit.
Më 16 dhjetor 1998 rrethohet nga policia serbe dhe arrestojnë babanë e Veliut, Beqir Ballazhi vëllanë Haqifin si dhe dy të tjerë djemtë e të cilëve ishin në luftë në Pashtrik. Në atë bisedë informative në stacionin e milicisë serbe në Ferizaj janë njoftuar se është vrarë Samet Ballazhi por kur kanë shkuar në Prizren kanë kuptuar se Veli Ballazhi është vrarë kurse Sameti është zënë rob.
Shumë luftëtarë të kësaj dite, të mbetur gjallë nga ploja armike rrëfejnë se krahas përdorimit të armëve të llojllojshme që përdori armiku, nuk munguan as helmimet kimike, gjë që shumë luftëtarë nga gjendja normale e vetëdijes, kalojnë në gjendje të rëndë dhe humbje kontrolli në kohë dhe hapësirë. Në këtë luftë plagosen bashkëluftëtarët e ngushtë të Veliut, Samet Ballazhi dhe Azem Suma ku ishin rëndë të plagosur dhe shtatë të tjerë. Dhe ashtu të plagosur bie në duart e forcave serbe, ku fillimisht i dërgojnë në burgun e Prizrenit. Atje i torturojnë rëndë pa iu dhënë kurrfarë ndihme të parë dhe pastaj me helikopter i transferojnë në burgun ushtarak të Nishit.
Ndërkohë fillojnë bisedimet mes OSBE-së, UÇK-së dhe armatës serbe për ndërrimin e ushtarëve. Dhjetë ditë para se të liroheshin ushtarët e UÇK-së vizitohen nga OSBE-ja dhe i njoftojnë se ka gjasa që të liroheni deri më 22 janar 1999. Ata në Kosovë futen nëpërmjet Gjilanit ndërsa në Therandë i merr OSBE-ja dhe i dërgon në Likoc ku i pranon zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi. Në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së kanë qëndruar dy ditë dhe pastaj nëpërmjet Kleçkës, Krojmirit, Shtimës, Jezercit, Gabrricës kanë arritur në Puset e Nikës.
Për shkak të luftimeve të ashpra dhe kushteve të rënda të dimrit varrimi i Veli Ballazhit u bë më 15 maj 1999 në Pashtrik nga bashkluftarët e tij me nderime ushtarake. Veli Ballazhi ka lënë babanë Beqirin, nënë Xhedijen, vëllezërit: Isakun dhe Fehmiun; motrat Gyltenen dhe Kimeten. Familja e Veli Ballazhit në Han të Elezit për birin dëshmorë ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nga Komanda e Zonës, nga Komanda e Brigadës, nga strukturat Komunale të Kaçanikut dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.(H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …