Yearly Archives: 2025

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme. Ky vendim vjen pas takimeve me liderët e partive politike dhe pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e re.Presidentja Osmani ka …

Më shumë...

Pensionohet ish-drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Gaspër Demaj

Ish-drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Gaspër Demaj, u përcoll sot në pension me një vlerësim të veçantë për punën e tij shumëvjeçare në arsim. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i dorëzoi një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin dhe përkushtimin e tij në zhvillimin …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka pritur ne takim përfaqësuesit e SBASHK-ut në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të enjtën në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut dega në Viti, në krye me Kemajl Bislimin dhe Makfirete Zukën. Biseda u përqendrua në bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës dhe sindikatës, si dhe në hapat e mëtejshëm për forcimin e këtij bashkëpunimi …

Më shumë...

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të përpjekjeve për të miratuar marrëveshje dhe vendime me rëndësi për vendin. Ky veprim vjen një ditë pas përpjekjes së nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për të formuar qeverinë e re më 19 nëntor, e …

Më shumë...

Bedri Hamza: Kosova s’mund të kërkojë urgjencë për institucione ndërsa shtyn zgjedhjet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u formalizua shpërndarja e Kuvendit, deklaroi se partia e tij ka propozuar 21 dhjetorin si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare. Hamza theksoi se vendi po vuan nga bllokada institucionale e krijuar nga partia në …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin për zgjedhje, por ata duan 28 dhjetorin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në një takim me presidenten Vjosa Osmani ka propozuar 21 dhjetorin si datë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Sipas tij, kjo datë është më e përshtatshme për të shmangur humbjen e kohës dhe për t’i dhënë mundësi zhvillimit të proceseve buxhetore që …

Më shumë...

Fatmir Limaj godet dështimin politik: “Lajm i keq për Kosovën – një vit i humbur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së Parlamentit nga presidentja Osmani, duke e cilësuar këtë zhvillim si lajm të keq për Kosovën dhe dëshmi të një dështimi politik që i ka kushtuar vendit një vit të tërë të humbur. “Sot përfundon një cikël nëntëmujor që …

Më shumë...

Faton Peci: GUXO nuk ka frikë nga zgjedhjet – preferencë për 21 ose 28 dhjetorin

Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe datën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani kishte propozuar të mbahej edhe një seancë për shqyrtimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021, por kjo nuk mori mbështetjen e partive opozitare. “Presidentja pati …

Më shumë...

Anulohen të gjitha seancat gjyqësore ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së për muajt nëntor dhe dhjetor

Gjykata speciale mat e Specializuara në Hagë ka njoftuar sot se seancat e planifikuara për muajin nëntor dhe dhjetor në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë anuluar tërësisht. Lajmi është konfirmuar menjëherë pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e …

Më shumë...

Shkarkohet u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi – KPK emëron Agron Qalajn në krye të institucionit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, duke shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor me pesë vota pro, të cilat ishin të mjaftueshme për ta larguar Kelmendin nga funksioni më i lartë …

Më shumë...

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: JATAKËT DHE BUNKERËT E LIRISË – GRUPI I DYTË I JATAKËVE TË DËNUAR PËR STREHIMIN E HASAN REMNIKUT (16)

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: JATAKËT DHE BUNKERËT E LIRISË - GRUPI I DYTË I JATAKËVE TË DËNUAR PËR STREHIMIN E HASAN REMNIKUT (16)

Gjatë një hulumtimi në Arkivin e Kosovës, në kutinë nr. 55 të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, hasa në një dosje mjaft voluminoze, e cila përmbante materialet e një procesi gjyqësor të ngarkuar me domethënie historike. Bëhej fjalë për ndjekjen dhe dënimin e një grupi të tërë njerëzish, të akuzuar …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi mori pjesë në një panel diskutimi organizuar nga “SHL-KOSOVA” dhe “RYCO”

Në mjediset e SHL-KOSOVA, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi me udhëheqësin e kësaj shoqate, z. Shkumbin Arifi dhe bashkëkryesuesen e Zyres Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), znjsh. Donika Zogu, mori pjesë në një panel diskutimi, të frytshëm me të rinjtë e kësaj komune. Roli, angazhimi dhe aktivizmi …

Më shumë...

Posta e Kosovës nderon shkrimtarët e shquar Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani

Posta e Kosovës nderon shkrimtarët e shquar Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani

Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare dedikuar dy kontribuuesve të mëdhenj të kulturës dhe letërsisë shqipe për fëmijë, Rifat Kukaj dhe Ymer …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë pritur në takim dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj. Sipas një postimi në facebook të kryetarit Latifi në takim është biseduar për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin …

Më shumë...

Fatmir Humolli: Bllokimi i Kuvendit ka ardhur nga vetë Vetëvendosja

Fatmir Humolli

Formimi i Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca dështoi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, pasi votimi nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash. Nga 110 deputetë të pranishëm, vetëm 56 votuan për, 53 kundër dhe katër abstenuan, duke e çuar vendin drejt një situate të re politike. Tani, …

Më shumë...

Përurohen dy vepra në ditëlindjen e 56 të Heroit të Kosovës, “Ibrahim Mazreku”

Në nderim të ditëlindjes së 56 të Heroit të Kosovës, Ibrahim Mazreku, u zhvilluan disa veprimtari kombëtare dhe kulturore, ku mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. ai në fjalën e tij kujtoi, shokun e idealit dhe të shkollimit, si një nga burrat më fisnik të këtij …

Më shumë...