207,315 euro grant të fituar nga Komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt është radhitur e 13-ta në grantin e performancës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projektit DEMOS i cili bashkëfinancohet nga Qeveria Zvicerane përmes SDC-së, Qeveria Suedeze përmes SIDA-s dhe Qeveria Norvegjeze përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, të cilët dua t’i falënderoj për mbështetjen dhënë komunave të Kosovës. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se 207,315 euro shpërblim të fituara nga performanca e mirë komunale do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve kapitale në shërbim të qytetarëve të komunës. Për këtë arritje komunale, Kryetari Jashari ka falënderuar të gjithë zyrtarët komunal dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që kanë tek ai dhe qeverisja e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …