21 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Çirez, tek vendi i quajtur “Të tre lisat”

21 vjet nga fillimi i luftës e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Çirez, tek vendi i quajtur “Të gjashtë lisat”

Sot bëhen 21-vite nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Çirez, tek vendi i quajtur “Të gjashtë lisat” u zhvilluan luftimet në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe. Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armike rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm. Në rrethimin e fshatrave, ata përdoren artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara. Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 civilë të pa armatosurë. Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut. Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë, në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte më të ndalur.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …