21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Jeton Dedushaj në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar

21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Jeton Dedushaj në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar

Sot bëhen 21 vite që nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Jeton Dedushaj. Dedushaj ra heroikisht në betejën e 5 qershorit të ndodhur në vijën e parë të frontit Lumbardh-Pozhar. Të njëjtën ditë, ai ishte varrosur me nderime të larta për veprën e tij. Më 24 gusht 1999, trupi i tij u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ku prehet edhe sot e kësaj dite përkrah heronjve Luan e Shkëlzen Haradinaj, Edmond Hoxhës, Gazmend Mehmetaj, Skënder Çekut, Halit Cokës e shumë të tjerëve. Dedushaj me prejardhje ishte nga fshati Vuthaj i trevës së Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi, krahinë kjo e banuar me shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …