Sot fillon zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore por partitë politike ende pa qëndrim unifikuar për zgjatjen e saj

Sot fillon zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore por partitë politike ende pa qëndrim unifikuar për zgjatjen e saj

Sot ka nisur zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku me kalendarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor. Por për shkak të situatës me pandeminë disa nga partitë politike janë shprehur për shkurtimin e periudhës së fushatës. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ditë më parë u kishte dërguar një letër kryetarëve të partive parlamentare, ku për shkak të situatës me pandeminë kishte propozuar fushata të reduktohet në 10 ditë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kishte thënë se shkurtimi i fushatës zgjedhore duhet të trajtohet dhe të merret vendim. Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet edhe më shumë, vetëm në pesë ditë. Deri tani zyrtarisht, LDK dhe AKK zyrtarisht janë deklaruar pro shkurtimit të fushatës në pesë ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …