UCK

25 vjet më parë, më 16 prill të vitit 1999, ka rënë heroikisht shumë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen Haradinaj, i cili gjatë luftës  ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit. 16 prilli i vitit 1999  shënon ditën e rënien  e dëshmorëve: Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj,  Fadil Maloku, Zylfie Gashi, Mehdi Bytyçi, Sylejman Bytyçi,  Murat Fetahu, Zeki Shylemaja, Kastriot Baftiu, Refki Salihaj, Gëzim Morina, e të tjerë.

16 prill 1999 ranë dëshmorë: Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat i Drenasit. Gjatë një qëndrese të fuqishme për të mos i lejuar forcat serbe të depërtonin në fshatin Arllat në kohën kur popullata e fshatit po depërtonte drejt maleve, kanë rënë duke luftuar trimërisht dëshmorët, Mehdi Bytyçi, ndërsa Sylejmani Bytyçi, kishte vdekur nga plagët dy javë më vonë.

Më 16 prill të vitit 1999, në Zonën e Marecit kanë rënë dëshmorë dhe janë martirizuar: Shaip Gërbeshi, Bali Gërbeshi, Bejtush Gërbeshi, Faik Gërbeshi, Selim Gërbeshi dhe janë martirizuar disa pjesëtarë të popullsisë civile.

Më 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës në Kosovë kanë rënë dëshmorë: Mirsad Gashi, Refki Sokol Salihaj, Sahit Zeqir Baftiu, Ismet Esat Mustafa.

( RKL-TV-DIELLI Kalendari Kombëtar)

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …