25 vjet më parë nisi sulmi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përherë të parë  edhe doli publikish në  zonën e  Llapushës

25 vjet më parë nisi sulmi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përherë të parë  edhe doli publikish në  zonën e  Llapushës

Kryesuesi i Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Krasniq udhëhoqi me mbledhjen e katërt, të komitetit dhe në kujtesë të nisjes së sulmit të parë frontal të UÇK-së   dhe daljes së parë publike në zonën e Llapushës, ndër të tjera tha.” Pikrisht  nesra më, 26  prill të viti 1998, bëhen njzet e pesë vjet të sulmit të parë  frontal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht  të njësitit ” LUMI” dhe ” PËLLUMI”, të cilët kishin zë pozicionet luftarake, në magjistralen Pejë- Prishtinë, mes fshatrave  Balincë dhe Gjurgjicë, ku për disa orë u zhvilluan, luftime të ashpëra mes forcave çlirmtare të UÇK-së si dhe policisë pushtuese serbe, ku nga ana e pushtuesit pati dëme  të konsiderueshme në mjete luftarake dhe humbje tjera, prandaj vazhdoi Krasniq, ” ky sulëm frontal paraqet njëherit është edhe  sulmin e parë sidhe daljën e parë publike  të  UÇK -së në zonën e Llapushës, Malishevës,  dhe i tregoi botës demokratike se jemi të vendosur me luftua deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, për këtë simbolikë të fuqishme edhe ka hyrë në kalendarin e datave historike   përfundoi Krasniqi.

Në Vazhdim të takimit, anëtarët e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, takuan dhe biseduan edhe me Kryetarin e Invalidëve të UÇK-së dega në Malishevë, Fatmir Buçajn dhe atë të Martirëve dhe  të zhdukurëve  të  luftës, Hysen Kryeziun .

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin Gashin

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e Zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin …