27 vite më parë në Prekaz, zuri fill historia më e re e popullit shqiptar të Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kryetarët të Komunave Obiliq dhe Drenas, Xhafer Gashi e Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, këshilltarin e Kryeministrit, Jahja Lluka, stafin e drejtorëve, asamblistë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, në Kompleksin Memorial në Prekaz. Pas gjithë këtyre viteve, sot jemi në gjendje më të mirë se ç’ishim më parë, pasi kemi pavarësinë, Kushtetutën, ushtrinë dhe gjera tjera të mira për Kosovën. Urime Dita e Veteranëve të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën! Tha kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …