Berisha: 2018-ta, vit i suksesshëm për Malishevën

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit, ku është vlerësuar puna e drejtorive komunale. Këtë mbledhje, e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e ka vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e realizimit të punëve dhe i ka përgëzuar drejtorët e drejtorive, për realizimin e objektivave. Përndryshe, gjatë raportimit të tyre, drejtorët e drejtorive komunale, kanë thënë se “pavarësisht sfidave që kanë pasur gjatë realizimit të projekteve dhe obligimeve, ja kanë dalë ti realizojnë objektivat, pothuajse në tërësi”. Bazuar në raportimet, buxheti është shpenzuar në masën 98 për qind, kurse kurorëzim i realizimit të projekteve, është hapja e stadiumit të qytetit dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore. Drejtorët e drejtorive komunale, u zotuan për angazhim më të madh në vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …