27 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Gjylekar

Në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit serb në fshatin Gjylekar, janë zhvilluar aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv.kryetari komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Gjylekar dhe të tjerë.

Fillimisht, në orët e paradites janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti për të vazhduar me homazhe në varrezat e martirëve në Stubëll të Ulët.

Gjithashtu u prezantua edhe një ekspozitë me fotografi dhe materiale nga ngjarjet e 15 prillit 1999, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë ditës së sotme në sallën e pritjes në Gjylekar. Këto aktivitete u organizuan nga Këshilli i fshatit Gjylekar, me qëllim të ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike dhe u mbështet edhe nga komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …