Jeton Zulfaj takon ambasadorin francez Guérot: në fokus agjenda evropiane dhe statusi kandidat për Kosovën

Kryenegociatori i Republikës së Kosova me Bashkimi Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, në një diskutim të fokusuar në agjendën evropiane të vendit. Ambasadori Guérot e uroi Zulfajn për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e Francës për procesin e reformave dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian. Në takim u trajtua zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, si dhe prioritetet e qeverisë në procesin e anëtarësimit në BE. Zulfaj theksoi se prioritet kryesor mbetet zyrtarizimi i statusit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE, duke i cilësuar këto hapa si thelbësorë për zhvillimin ekonomik, forcimin demokratik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në fund të takimit u diskutuan edhe tema të tjera aktuale me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe partnerëve evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në korrik: Muaji më i përgjakshëm i luftës sonë çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, …