Kosova dhe roli i KFOR-it në fokus të takimit Shqipëri–NATO në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ku në fokus ishte forcimi i dialogut strategjik dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Aleancës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, gjatë këtij takimi janë trajtuar edhe çështje me rëndësi rajonale, me theks të veçantë mbi Kosova dhe rolin e KFOR në garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon. Gjithashtu, në takim është vënë në pah rëndësia strategjike e projekteve infrastrukturore, si Korridori VIII dhe zhvillimi i Porto Romanos, të cilat, me mbështetjen e mëtejshme të NATO-s, konsiderohen kyçe për avancimin e interesave kombëtare dhe rajonale. Në përfundim, është theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e rolit të saj brenda NATO-s, duke kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …