Bunkeri i Radios Kosova e Lirë

Më 4 janar Radio-Kosova e Lirë shënon 18 vjetorin e fillimit të transmetimit

Në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e lirë, më 4 janar 2017, organizohet pritje tashmë tradicionale, në ambientet e Radios, prej orës 10.00 deri në orën 16.00.  Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress janë dy mediume, të cilat i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998. Në mbrojtje të pozicioneve të  luftës  ku kanë transmetuar program Radio-Kosova e lirë dhe Agjencia Kosovapres vetëm prej 16 prillit e deri  në maj të vitit 1999 kanë rënë 13 dëshmorë dhe janë plagosur disa luftëtarë të lirisë. Radioja dhe Agjencia gjatë tërë kohës së luftës, prej fillimit të transmetimit e deri më 11 qershor kanë qenë në shënjestër të goditjeve nga raketat dhe predhat e ushtrisë dhe policisë serbe. Më 27  mars, dy aeroplanë bombardues të Serbisë, me tetë arka bomba të tipit kasetë, kanë goditur vendqëndrimin, me ç’ rast edhe është goditur për vdekje, i riu Elbasan Jakup Berisha dhe janë plagosur tetë anëtarë të kësaj familjeje. Gjatë luftës ka rënë dëshmor reporteri i Radios dhe i Agjencisë nga zona e Pashtrikut,  Xhavit Bajraktari nga Studençani i Therandës. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë, reporterja, Hyrë Emini. Pas luftës ka rënë edhe  Islam Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …