400 ushtarë amerikan nga Garda Kombëtare e Iowas do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it

400 ushtarë amerikan nga Garda Kombëtare e Iowas do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it. Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas. Në njoftim thuhet se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në  mbështetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitet e para në Kosovë. Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, derisa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjas afërsisht një vit. Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …