Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

42 shtete nga mbarë bota i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor në Zaporozhja

42 shtete nga mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë,  përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhjas, pasi konsiderojnë se  prania  e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh jo vetëm për rajonin e krizës. Deklarata, që u publikua nga Bashkimi Evropian më 14 gusht, dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi. Centrali i Zaporizhjas është më i madhi në Evropë. Është e pamohueshme që pushtimi i Rusisë dhe prania e saj e vazhdueshme në ndërtesat bërthamore rrit ndjeshëm rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …