43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë votuar  për të zgjedhur udhëheqësit komunalë dhe asambletë komunale

43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë votuar  për të zgjedhur udhëheqësit komunalë dhe asambletë komunale

43 për qind e numrit të qytetarëve të  Kosovës me të drejtë vote, dje  kanë votuar  për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të vendit tonë.   Zgjedhjet e 22 tetorit janë vëzhguar nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada si dhe nga mediet  vendore e ndërkombëtare. Rezultatet e para të KQZ-së dhe të partive politike bëjnë të ditur se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ka qenë rreth 43 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, që nuk shënon ndonjë rritje të numrit në krahasim me zgjedhjet e fundit vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …