Termeti - Izmir

58 qytetarë në Turqi ndërruan jetë si pasojë e tërmetit dhe më shumë se 900 të tjerë morën lëndime trupore

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është cituar të ketë deklaruar se 58 qytetarë  ndërruan jetë si pasojë e tërmetit dhe më shumë se 900 të tjerë u lënduan. Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se rreth 5,000 personel shpëtimi janë mobilizuar në terren. Ai shtoi se 17 ndërtesa u shembën në Izmir si pasojë e tërmetit, përderisa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre. Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, i ka njoftuar gazetarët se  katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht si pasojë e tërmetit që ka goditur ditë më parë Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …