7 të shëruar dhe 6 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës. Bazuar në të dhënat e grumbulluara nga shtabi emergjent komunal, gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, në mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 4251 raste, prej tyre 4107 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 57 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …