Komandanti i FSK-së Rrahman Rama në emër të Kryetarit Thaçi dekoron me “Urdhrin e Lirisë” shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama në emër të Kryetarit Thaçi dekoron me “Urdhrin e Lirisë” shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama në emër të Kryetrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën ,”Urdhri i Lirisë”. Gjeneral Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në  Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në. Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999. Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …