Kryetari Thaçi: Vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët

Kryetari Thaçi: Vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë të martën në shënimin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Ai ka thënë në rrjetin social se vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët.

“Viti mbarëkombëtar i heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, tre përvjetorë të rëndësishëm të historisë shqiptare të jetësuar si frymëzim i njëri-tjetrit. Të bashkuar si sot, të punojmë që vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët”, ka shkruar në një postim të tij kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …