Kryeministri Haradinaj: Shumë shpejt do të merret një vendim cilësor për demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri Haradinaj: Shumë shpejt do të merret një vendim cilësor për demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me homologun e tij malazez Dushko Markoviq ka thënë së Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë. Në rrjetin social Haradinaj ka shkruar së shumë shpejt do të merret një vendim cilësor për demarkacionin.

“Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë në rajon. Kryeministri Dusko Markovic u zotua që do t’i japë çdo lloj ndihme Kosovës në perspektiven e saj euro-atlantike.Si politikanë të përgjegjshëm jemi dakorduar që të marrim një vendim të shpejtë dhe cilësor për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …