Thaçi: Nuk mjafton të nxjerrim vetëm studentë të diplomuar dhe nuk mjafton të ecim me trende rajonale

Thaçi: Nuk mjafton veç të nxjerrim studentë të diplomuar por duhet të lëvizim më shpejt e në mënyrë më cilësore

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të “Javës së shkencës”, e cila po organizohet për herë të dhjetë nga MASHT-i. Ai ka thënë se ndjehet mirë që kjo ngjarje e përvitshme” ka filluar të organizohet në kohën kur Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran. Kreu i shtetit ka thënë se nuk mjafton të nxjerrim vetëm studentë të diplomuar dhe nuk mjafton të ecim me trende rajonale, por duhet të lëvizim më shpejt, më mirë dhe në mënyrë më cilësore se të tjerët. Ai ka shtuar se nëse analizohen vendet më të zhvilluara në botë, shohim se çdo kund, çelësi i suksesit të tyre ka qenë cilësia e burimeve njerëzore.

Gjatë këtyre 19 vjetëve të lirisë dhe 10 vjetëve të pavarësisë, sipas Thaçit, prioriteti ynë ka qenë kompensimi i dekadave të diskriminimit të vazhdueshëm dhe represionit nga e kaluara. I pari i vendit ka theksuar se po jetojmë në një botë që ndryshon përditë, por në këtë botë digjitale të teknologjisë informative, sipas tij, edhe profesorët e studentët mund të bëjnë që qytetari ynë, për një periudhë të shkurtër kohore, të ketë lakmi të jetojë në vendin e vet dhe të ndjehet krenar. Duke marrë parasysh jo vetëm arritjet, por edhe sfidat, ai ka thënë se është e nevojshme të bëhet një listë e prioriteteve në të gjitha fushat me potencial hulumtues, si në burimet natyrore, në energji dhe mjedis, në prodhim bujqësor dhe sigurim të ushqimit, në kërkimet shkencore në mjekësi, studimet në ekonomi, në shkencat humanitare, në teknologji informative dhe në fusha të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …