Shqipëria

984 raste të reja me kovid-19 dhe katër viktima gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 984 raste të reja me kovid-19 dhe katër viktima që kanë vdekur nga ky virus ndërsa 640 qytetar janë shëruar. Po ashtu njoftohet se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 6 mijë e 113 teste nga të cilat 984 kanë dalë pozitiv një e treta prej të cilave në Tiranë. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 11 mijë e 628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë si dhe ju ka bërë thirrje që nëse dyshojnë se janë prekur nga COVID19 apo kanë shenja të sëmundjes,  të izolohuni menjëherë dhe kontaktojnë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojnë në Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …