leoni

Kryetari Bekim Jashari mori pjesë në mbledhjen e bordit të AZHRV-së

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe kryesues i bordit të AZHRV-së ka marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV), ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtoresha ekzekutive e AZHRV-së, Rreze Duli, dhe Projekt Menaxherja e AZHRV-së, Shkendiza Kllokoqi-Doroci. Kryesuesi i Bordit të AZHRV-së, Bekim Jashari, tha se anëtarët e Bordit e mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal dhe për këtë falënderojnë të gjithë ata që mund të kontribuojnë në këtë drejtim, e sidomos BE-në e cila është mbështetësja kryesore e këtyre zhvillimeve. Po ashtu në këtë takim u theksua angazhimi për realizimin e funksionit të AZHRV-së, që për qëllim ka zhvillimin ekonomik të komunave në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …