Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari edhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci bëjnë homazhe para arkivolit të Demaçit

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari edhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci bëjnë homazhe para arkivolit të Demaçit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe para arkivolit të trupit të pajetë të veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, në Prishtinë. Pasi ka nderuar me një minutë heshtje para arkivolit, kryetari Jashari iu ka shpreh ngushllime familjarëve për vdekjen e Adem Demaçit. Në nderim të veprës dhe figurës së Adem Demaçit, Komuna e Skenderajt, duke respektuar vendimin e Kryetarit për shpallje të 3 ditë zie në vend, ka ul në gjysmështizë flamurin shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …